
Our Portfolio
Që nga viti 2011, Brejdon Xhavara ka ndërtuar eksperiencën e tij si videograf dhe fotograf, duke realizuar mbi 200 evente të ndryshme familjare dhe sociale. Pas viteve të përvojës në videografi, në 2019 ai u orientua drejt prodhimit të përmbajtjeve dokumentare dhe mediatike, duke krijuar podcaste, dokumentarë, reportazhe, intervista dhe projekte vizuale për institucione, organizata dhe media. Sot, ai kombinon eksperiencën në videografi, gazetari dhe storytelling për të krijuar përmbajtje me cilësi të lartë dhe ndikim të qëndrueshëm.

Çdo histori dashurie meriton të rrëfehet bukur.
Në Xhavara Studio, ne besojmë se një dasmë nuk është thjesht një ditë – është një histori që do të jetojë përgjithmonë. Për këtë arsye, kujdesemi që çdo buzëqeshje, çdo përqafim dhe çdo emocion të kthehet në kujtime të paharrueshme.

Çdo zë ka një histori. Ne e bëjmë atë të dëgjohet.
Në Xhavara Studio, ne krijojmë podcaste që nuk tingëllojnë vetëm profesionalisht, por edhe duken në nivelin më të lartë. Pavarësisht nëse je një biznes, krijues përmbajtjeje, gazetar apo dëshiron të ndërtosh markën tënde personale, ne të ofrojmë ambientin, pajisjet dhe mbështetjen për ta kthyer idenë tënde në një podcast me standarde profesionale.
Call Us – +355684331661
Mail Us – bredixhavara@gmail.com



